Categories: BotaLajme

Mbi 18 mijë viktima në Gaza

Ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant tha në  një konferencë për shtyp se  konflikti në Gaza do të vazhdojë derisa Izraeli të arrijë qëllimet e tij, pavarësisht presionit ndërkombëtar.  “Lufta do të përfundojë kur të arrihen qëllimet e saj. Unë marr parasysh gjithçka që SHBA kërkon dhe thotë, para së gjithash për shkak të miqësisë dhe gjithashtu për shkak të interesave të përbashkëta”, shtoi ai. 

Gallant u shpreh se rritja e intensitetit të sulmeve nga ushtria izraelite në Gaza, do të rrisë shanset për arritjen e një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Hamasi. “Unë besoj se nëse rrisim presionin ushtarak, do të ketë oferta për më shumë marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe nëse ka oferta, ne do t’i shqyrtojmë ato”,- u shpreh ai. 

Gallant tha se batalionet Jabaliya dhe Shexhaiya të Hamasit në Rripin verior të Gazës janë “në prag të çmontimit”.  

Sulmet izraelite në Gaza i kanë marrë jetën deri më tani më shumë se 18 mijë e 250 palestinezëve, ku më shumë se 70% e tyre janë gra dhe fëmijë. 
Edhe numri i të plagosurve po ashtu është tepër ii lartë. Sipas Ministrisë së Shendetësisë në Gaza të plagosur janë mbi 49 mijë e 900 persona të cilët po vuajnë mungesën e ilaçeve si pasojë e bllokadës izraelitë që e ka lënë enclavën pa ujë, ushqim, energji elektrike dhe shërbime shëndetësore prej 8 javësh. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shtyhet mbërritja e emigrantëve në kampin e Gjadrit – Sot në portin e Shëngjinit pritej të mbërrinin dy anije me 40 emigrantë

Mbërritja e emigrantëve në qendrën e Gjadrit është shtyrë. Ashtu siç ishte njoftuar një ditë…

8 minutes ago

Çezma e fshatit Bardhaj – Banorët e Rrethinave dhe të Postribës  gjejnë “shpëtim” nga ky burim

Është thuajse i vetmi burim me ujë të kontrolluar për konsum,  ku banorët e dy…

14 minutes ago

Aksident në hyrje të Shkodrës – Një i moshuar u përplas nga një makinë, teksa levizte me biçikletë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të enjte në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi…

21 minutes ago

Berisha: Brukseli ishte dje në anën e shqiptarëve! Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën

Kreu demokrat Sali Berisha ka deklaruar se seanca e djeshme në Parlamentin Europian ishte historike…

34 minutes ago

Barcelona-B.Dortmund, Emre Can kritik me shokët e ekipit: Jo të gjithë sakrifikuan sa ç’duhej!

Pas goleadës së Barcelonës përballë ekipit të tij, Emre Can nuk u përmbajt në mikrofonët…

36 minutes ago

Europa League, Lyon-Manchester United në RTSH

Të enjten nisin sfidat çerekfinale të Europa League dhe një nga përballjet më interesante të…

38 minutes ago

This website uses cookies.