Mbi 200 vepra për humanisten shqiptare, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” zotëron një fond librash për Shën Terezën
Humanistja shqiptare, Nënë Tereza, i përkiste botës së të varfërve, të braktisurve e atyre pa mbrojtje. Për të dhe misionin e saj janë shkruar mbi 200 vepra nga autorë vendas e të huaj. Një pjesë e tyre, ndodhen në Bibliotekën “Zoja e Shkodrës, si pasuri e fondit të saj. E veçanta e këtyre librave është se në to gjenden një pjesë e shkrimeve që vetë humanistja e përbotshme ka lënë në to.
Familja e Nënë Terezës ka jetuar për një kohë të shkurtër në Shkodër dhe këtu gjejmë edhe një pjesë të lidhjes së Shenjtores me këtë qytet dhe jo vetëm. Studiuesi Dom Nikë Ukgjini pati fatin ta njihte nga afër humanisten me famë botërore.
Shën Tereza apo Gonxhe Bojaxhiu, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, asokohe nën pushtimin osman, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkutë të Indisë, u shpall e Lume në Vatikan nga Papa Shën Gjon Pali II më 19 tetor 2003.
Ajo u shpall Shenjtë në Vatikan nga Papa Françesku më 4 shtator 2016.