Mbi 220 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, Celibashi orienton për aplikimin

KQZ

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga afati përfundimtar për regjistrimin e shqiptarëve nga diaspora nëpërmjet platformës elektronike të KQZ-së, për të votuar në parlamentaret e 11 majit, numri i votuesve ka arritur mbi 220 mijë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon më procedurat e përpunimit, ku mbi 38 mijë mijë qytetarëve iu është refuzuar kërkesa për shkak se emigrantët po vazhdojnë të gabojnë në aplikime.

Kreu i Komisionit, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” dha disa këshilla dhe sqarime sidomos për ata që u është refuzuar më parë kërkesa në PER.

Pyetjes së cili është dokumenti i adresës që duhej ngarkuar ai iu përgjigj: “Një nga dokumentet; fatura e energjisë, fatura e telefonit, kontrata e qirasë, ose dokument tjetër të ngjashëm. Kujdes, gjatë ngarkimit të jenë të dukshme emri dhe adresa!

Në rast se në dokument është emri i një familjari në adresë dhe jo i personit që do të regjistrohet, Celibashi shpjegon: “Në këtë rast ju duhet të ngarkoni dokumentin me adresën, edhe pse nuk është në emrin tuaj dhe bashkë me të ngarkoni certifikatën familjare.

Pyetjes së dokumenti i adresës është në emër të personit me të cilin i interesuari banonte, përgjigja ishte: “Nëse dokumenti i adresës është i një personi që nuk ka lidhje familjare me ju, por banoni me të, atëherë ngarkoni dokumentin e adresës, të shoqëruar me një deklaratë (edhe me shkrim dore), nga personi që zotëron dokumentin e adresës. Në këtë deklaratë duhet të përfshihet edhe një kopje e dokumentit të identifikimit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës. Më pas të dy këto dokumente duhet të skanohen së bashku dhe të ngarkohen në PER.

Procesi për regjistrimin në PER ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.