Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga afati përfundimtar për regjistrimin e shqiptarëve nga diaspora nëpërmjet platformës elektronike të KQZ-së, për të votuar në parlamentaret e 11 majit, numri i votuesve ka arritur mbi 220 mijë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon më procedurat e përpunimit, ku mbi 38 mijë mijë qytetarëve iu është refuzuar kërkesa për shkak se emigrantët po vazhdojnë të gabojnë në aplikime.
Kreu i Komisionit, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” dha disa këshilla dhe sqarime sidomos për ata që u është refuzuar më parë kërkesa në PER.
Pyetjes së cili është dokumenti i adresës që duhej ngarkuar ai iu përgjigj: “Një nga dokumentet; fatura e energjisë, fatura e telefonit, kontrata e qirasë, ose dokument tjetër të ngjashëm. Kujdes, gjatë ngarkimit të jenë të dukshme emri dhe adresa!”
Në rast se në dokument është emri i një familjari në adresë dhe jo i personit që do të regjistrohet, Celibashi shpjegon: “Në këtë rast ju duhet të ngarkoni dokumentin me adresën, edhe pse nuk është në emrin tuaj dhe bashkë me të ngarkoni certifikatën familjare.”
Pyetjes së dokumenti i adresës është në emër të personit me të cilin i interesuari banonte, përgjigja ishte: “Nëse dokumenti i adresës është i një personi që nuk ka lidhje familjare me ju, por banoni me të, atëherë ngarkoni dokumentin e adresës, të shoqëruar me një deklaratë (edhe me shkrim dore), nga personi që zotëron dokumentin e adresës. Në këtë deklaratë duhet të përfshihet edhe një kopje e dokumentit të identifikimit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës. Më pas të dy këto dokumente duhet të skanohen së bashku dhe të ngarkohen në PER.”
Procesi për regjistrimin në PER ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.