Mbi 800 orë shtrirë/Konkurrentët në Malin e Zi thyejnë rekordin në garën e dembelizmit
Për më shumë se një muaj, 4 konkurentë në garën e dembelizmit që zhvillohet në Malin e Zi, vijojnë ende të qëndrojnë të shtrirë.
“Unë kam qëndruar shtrirë për më shumë se 800 orë. Do të ngrihem kur të mërzitem, por nuk e di se kur do të jetë,” tha 23-vjeçarja Lydia Markoviç për AFP.
Konkursi i dembelizmit nisi të zhvillohet para 12 vitesh në qytetin e Breznës me pjesëmarrësit që nuk bëjnë pothuajse asgjë, përveçse rrinë shtrirë, dhe u lejohet të bëjnë pushim vetëm 15 minuta në çdo tetë orë.
“Konkursi është një shaka për stereotipin se malazezët janë dembelë dhe ne donim të organizonim diçka që askush tjetër nuk e ka bërë,” tha organizatorja Radonia Blagojevic.
Shumica e garuesve janë nga Mali i Zi, por disa vijnë edhe nga Serbia, Ukraina dhe Rusia.
Jovan Krakanin, 33 vjeç, një menaxher marketingu në një klub futbolli në Krushevc të Serbisë, po merr pjesë në garë për herë të dytë këtë vit.
Ai vë në dukje se motivimi i tij fillestar ishte çmimi prej 1.000 euro, por “tani jam këtu për t’i vërtetuar vetes limitet e mia, për t’i kapërcyer ato dhe për t’ia arritur qëllimin”.