Categories: LajmeRajoni

Mbi 800 orë shtrirë/Konkurrentët në Malin e Zi thyejnë rekordin në garën e dembelizmit

Për më shumë se një muaj, 4 konkurentë në garën e dembelizmit që zhvillohet në Malin e Zi, vijojnë ende të qëndrojnë të shtrirë. 

Unë kam qëndruar shtrirë për më shumë se 800 orë. Do të ngrihem kur të mërzitem, por nuk e di se kur do të jetë,” tha 23-vjeçarja Lydia Markoviç për AFP.

Konkursi i dembelizmit nisi të zhvillohet para 12 vitesh në qytetin e Breznës me pjesëmarrësit që nuk bëjnë pothuajse asgjë, përveçse rrinë shtrirë, dhe u lejohet të bëjnë pushim vetëm 15 minuta në çdo tetë orë. 

Konkursi është një shaka për stereotipin se malazezët janë dembelë dhe ne donim të organizonim diçka që askush tjetër nuk e ka bërë,” tha organizatorja Radonia Blagojevic.

Shumica e garuesve janë nga Mali i Zi, por disa vijnë edhe nga Serbia, Ukraina dhe Rusia.

Jovan Krakanin, 33 vjeç, një menaxher marketingu në një klub futbolli në Krushevc të Serbisë, po merr pjesë në garë për herë të dytë këtë vit.

Ai vë në dukje se motivimi i tij fillestar ishte çmimi prej 1.000 euro, por “tani jam këtu për t’i vërtetuar vetes limitet e mia, për t’i kapërcyer ato dhe për t’ia arritur qëllimin”. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

5 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

5 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

6 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

7 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

7 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

9 hours ago

This website uses cookies.