Categories: LajmePolitikëRajoni

Mbi 99% e votave të numëruara, opozita shpall fitoren, socialdemokratët të tretët

Kur janë numëruar mbi 99 për qind e votave, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut listoi të enjten opozitarët e VMRO-PMNE si partinë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 9 maj.

Mbi 997 mijë votues shprehën vullnetin e tyre ditën e mërkurë, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje arriti 55,3 për qind.

Sipas rezultateve:

  • Koalicioni “Maqedonia juaj” VMRO-DPMNE ka siguruar 58 deputetë ose 431.251 vota
  • “Koalicioni për ardhmëri evropiane” – LSDM, 18 deputetë ose 153.250 vota
  • Koalicioni “Fronti evropian” – BDI, 19 deputetë ose 137.486 vota
  • Koalicioni “VLEN”, 13 deputetë 106.991 vota
  • E Majta, 6 deputetë ose 67.338 vota
  • Lëvizja ZNAM, 6 deputetë 55.539 vota

Mickoski: Është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë

Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp pas publikimit të rezultateve të para, ka thënë se “populli nuk lejoi që individët të krijojnë kriza”.

Ai gjithashtu tha se “është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ia dolëm! Maqedonia fitoi! Një fitore historike e popullit. Humbi bojkoti i BDI-së! Populli ka treguar se nuk do të lejojë që individët të krijojnë kriza dhe të mbrojnë veten përmes institucioneve. Është koha që BDI së bashku me LSDM-në të shkojnë në opozitë.

Nuk do t’ju zhgënjejmë, rezultatet e punës sonë do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes,” tha Mickoski.

Ahmeti: VMRO-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një konference për shtyp u shpreh se “Fronti evropian” tashmë është forca e dytë politike në vend.

VMRO-ja e ka ndihmuar shumë VLEN-it, por dallimi është mbi 30 mijë vota mes Frontit Evropian dhe VLEN-it. Kjo do të thotë që qytetarët, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të Frontit janë për anëtarësim të pakompromis të vendit në BE,” tha Ahmeti duke shtuar se kjo është alternativë e vetme, jo vetëm për qytetarët e frontit, por për gjithë qytetarët e vendit.

Edhe ata të cilët kanë votuar oponentët, ne jemi përfaqësues të të gjithë atyre që nuk kanë votuar për ne, sepse kjo është rregullë e demokracisë. Ne jemi përfaqësuesit legal dhe legjitim,” tha Ahmeti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

9 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

9 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

9 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

9 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

9 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

9 hours ago

This website uses cookies.