“Mbi Baritoren e familjeve dhe Sinodin”/ Imzot Massafra: Secili prej nesh duhet të bëjë më shumë për familjen
“Mbi baritoren e familjeve dhe sinodin” ishte tema e asamblesë dioqezane. Kryetari i konferencës ipeshkvnore Imzot Angelo Massafra tha se kisha katolike ka një rëndësi të veçantë në këshillimin dhe edukimin e familjeve dhe është angazhim i secilit meshtar dhe rregulltar për ta kryer këtë. Familja është porosi nga Vatikani ku Papa Françesku ka kërkuar që asambletë e muajit shtator të mblidhen pikërisht për të diskutuar mbi krijimin e familjeve dhe mënyrën se si kasha katolike mund të ndihmojë. Pjesë e asamblesë u bënë meshtarë, rregulltarë dhe laikë të angazhuar në famulli si dhe besimtarë të angazhuar për sinodin.