“Mbijnë” vende të reja për inertet/ Segmenti Ajasëm-Tepe kthehen në vend për depozitimin e tyre

Mbetjet janë një problematikë konstante për Shkodrën, kryesisht inerte të cilat prej vitesh kanë kthyer zona të caktuara në vend-depozitime të paligjshme duke sjellë një imazh të shëmtuar për mjedisin dhe dëm për komunitetin. Së fundmi vatrat e reja kanë nisur që të shfaqen në zona të ndryshme, një ndër to segmenti Ajasëm-Tepe ku situata ka arritur deri në kufijtë e një skandali mjedisor.Çdo ditë në këtë rrugë hidhen tonelata mbeturinash dhe inertesh të ndryshme. Pamjet flasin qartë se si apelet ndaj institucioneve vijojnë të bien n vesh të shurdhët sepse gjendja sa vjen e rëndohet.Varrezat e Dëshmorëve, Shtrati i Kirit dhe së fundmi segmenti në lagjen Ajasëm janë disa prej “hotspot”-eve të mbetjeve inerte por dhe urbane në Shkodër. Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin ambjentin duke hedhur inerte do të ndëshkohen me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjshëm janë përballur me ligjin.Në të njëjtën kohë nuk dihet ende se deri kur kjo situatë e papranueshme do të vijojë të jetë në këtë gjendje, kur mendon këto pamje janë vërtet skandaloze ku mbetjet lulëzojnë çdo ditë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

1 day ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

1 day ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

1 day ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

1 day ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

1 day ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

1 day ago

This website uses cookies.