Categories: LajmeSociale

Mbikalimi i Bahçallëkut, nuk përdoret, qytetarët “rrezikojnë”

Në segmentin rrugor nacional që lidh Shkodrën me Lezhën, mbikalimet dhe nënkalimet në rrugë janë të pakta. Por, edhe aty ku mbikalimet janë, ato nuk përdorën nga qytetarët. I tillë është rasti i mbikalimit në Bahçallëk.

Në segmentin hyres ne qytetin e Shkodrës, në lagjen Bahçallek, rreziku ndaj aksidenteve është rritur ndjeshëm, kjo për shkak se mbikalimi nuk përdoret nga banorët. Kalimi i rrugës para makinave dhe lëvizja në krahun e kundërt e kanë kthyer këtë aks rrugor në zonë të rrezikshme.Pamjet tregojnë për qytetarë të moshave të ndryshme që kalojnë rrugën duke sfiduar edhe fluksin e lartë të automjeteve.

Ky aks është një ndër më të rrezikshmit në Shkodër, duke qenë se shpejtësia e automjeteve është shumë e lartë. Ky mbikalim, që është aty prej 15 vitesh,  u rindërtua sërish dy vite më parë pasi u shemb pjesërisht si pasojë e goditjes së një mjeti të tonazhit të rëndë.Çdo ditë, në këtë rrugë kalojnë me qindra automjete, të cilat rrezikojnë qytetarët, ku këta të fundit edhe pse e kanë mbikalimin për të mos rrezikuar, preferojnë t’i bien më shkurt, të kalojnë direkt në rrugë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

11 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

11 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

11 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

11 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

12 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

12 hours ago

This website uses cookies.