Mbikalimi që nuk përdoret / Qytetarët në Shkodër sfidojnë trafikun duke vënë në rrezik jetën e tyre
Qytetarët sfidojnë trafikun duke vënë në rrezik jetën e tyre
Mbikalimi i “Bahçallekut”, në hyrje të Shkodrës është kthyer në një objekt krejt të padobishëm për funksionin që është ndërtuar fillimisht, kalimin e qytetarëve, duke shmangur kështu rrezikun për përplasjet nga automjetet.
Megjithëse rrezikojnë jetën, qytetarët zgjedhin rrugën më të shkurtër për të kaluar.
Ky aks është një ndër më të rrezikshmit në Shkodër, duke qenë se shpejtësia e automjeteve është shumë e lartë.Duke qenë se pranë këtij mbikalimi është pozicionuar edhe njëri prej stacioneve urban, lëvizjet e qytetarëve janë të shumta, por asnjë nuk e përdor këtë mbikalim.Ky mbikalim që është aty prej 15 vitesh, u rindërtua sërish dy vite më parë pasi u shemb pjesërisht si pasojë e goditjes së një mjeti të tonazhit të rëndë.