Mbipopullimi i burgjeve/ Brunga: Duhen aplikuar edhe dënimet alternative
Vitet e fundit është verejtur një shtim i numrit të të dënuarve “arrest me burg” për vepra të ndryshme penale. Gjë e cila ka sjellë mbipopullim të bugjeve dhe paraburgimeve. Avokati Ardjan Brunga thotë se “arresti me burg” duhet më shumë të aplikohet në rastet ku personi paraqet rrezikshmëri. Apeli i drejtohet prokurorisë dhe gjykatës që të aplikojë edhe dënimet alternative siç janë puna në komunitet. Gjatë vitit 2023 u numëruan mbi 500 të dënuar më shumë se viti i shkuar ndaj dhe autoritetet e burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kërkuan rritje me 10% të buxhetit për ti ushqyer të burgosurit.Gjë e cila sipas avokatëve rëndon xhepat e qytetarëve shqiptarë ndaj duhet patur parasysh edhe ky fakt.