Mbjellja e grurit/ Moti ka ndikuar në vonesa, specialistët kërkojnë kujdes në përzgjedhjen e farës

gruri

gruri

Pranë njësive administrative ne Kukës vijon procesi i mbjellje së grurit nga kultivuesit të cilët pas punimit të tokës tashmë po bëjnë dhe mbjelljen e kësaj bime. Sipas specialistëve ky proces këtë vit ka nisur më vonë ndërkohë që fermerët duhet të kenë kujdes që nga përzgjedhja e farës,  plehërimi etj,

Krahasimin me të njëjtën periudhë jemi shumë më prapa por shpresojmë që ditët në vijimi të përshpejtohet procesi. Në zonat e fushores vazhdon procesi, të respektohet kodi agro-teknik, të hapen kanalet e vjetra për kullimin, do të përdoret një plehërim bazë të tjerat janë ne vijim te fazës që kalon bima”, agronomi Sherif Visha.

Në fshatin Shtiqen nuk mungojnë banorët që këtë vit nuk  do të mbjellin grurin për shkak të kostos por dhe mungesës së fuqisë punëtore .

Muharrem Hajdari një nga kultivuesit e grurit në Shtiqen thotë se do të nis së shpejti fazën e mbjelljes kjo për shkak të kushteve të pa favorshme të motit.

E marrim farën për prodhim që të nxjerrë rreth 7-8 kuintal për dynym, shteti ti kontrollojë farat që dikush të përgjigjet për to”, thotë Muharrem Hajdari.

E rëndësime mbetet subvencionet nga shteti që do ti ndihmonte në shtimin e sipërfaqet e mbjella në këto kultura bujqësor .

Sipas të dhënave në qarkun Kukës që nga faza e fillimi e deri më sot janë rreth 80 hektarë tokë e mbjell me grurë nga fermerët, ndërkohë që një vit më parë janë riregjistruar rreth 50 kultivues të grurit në tre bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.