“Mbjellja e pemëve” në Shkodër, filmi me metrazh të shkurtër u ndoq me interes nga të rinjtë shkodranë
“Mbjellja e pemëve”, produksioni filmik me metrazh të shkurtër i vitit 2021 u shfaq së fundmi në mjediset e Qendrës Rinore “Atelie”. Filmi i mundësuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë Shqiptare u soll në Shkodër nga Qendra për Hapje dhe Dialog.
Filmi i regjisorit Fabio Seferi trajton një ngjarje të vërtetë gjatë periudhës së monizmit, i cili zihet në befasi duke lexuar një libër të letërsisë së ndaluar. Ky është filmi i fundit ku pjesë e tij është aktori i ndjerë Gulielm Radoja.
Pas filmit, të rinjtë përshkruajnë ndjesitë e që morën nga ai.
Filmi me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemëve” u bë po ashtu pjesë e katalogut të 75-të të festivalit të filmit në Kanë.