Mbledhja e FMN dhe BB, Rama: Turizmi rritje të jashtëzakonshme. Synim, kthimi Shqipërisë në eksportues të energjisë
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Nivelit të Lartë të Konstituencës së Fondit Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore u ndal në disa sektorë kyç që kanë shënuar sukses gjatë 2023-shit dhe synimet e qeverisë për vitet e ardhshme.
Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se synimi i qeverisë është të kthejë Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë deri në vitin 2023.
“Tashmë ja kemi dalë të kemi një situatë të qëndrueshme dhe të mos e rrisim më çmimin e energjisë ndonëse kemi qenë të sfiduar nga kriza globale e energjive.
Synimi ynë të kthejmë Shqipërinë në eksportues neto të energjisë deri në 20230-ën. Të jemi një vend ku prodhimi i energjisë elektrike të jetë 100% i rinovueshëm.
Të mos biem pre e tundimit për të gjetur zgjidhje të ;lehta dhe të diversifikojmë portofolin e sektorit të energjisë me të gjitha llojet e energjisë së rinovueshme”, tha Rama.
Kryeministri u ndal më tej te suksesi i shënuar në fushën e turizmit. Ai theksoi se Shqipëria ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në numrin e turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë gjatë 2023-shit dhe janarit të 2024-ës.
“Ndonëse konteksti në përgjithësi nuk është i lehtë, nuk dua që t’iu harxhoj kohë për t’iu treguar sa të suksesshëm kemi qenë në lidhje me turizmin. Po shikojmë një rritje shumë të fortë.
Menjëherë pas pandemisë numrat e turizmit në Shqipëri po rriten dhe Shqipëria në përgjithësi dhe aeroportin e shohim se po përjeton një trend pozitiv. Aeroporti i Tiranës i pari në Evropë për nivelin e rimëkëmbjes pas pandemisë.
Jemi renditur në vend të tretë në Evropë për rritjen e turizmit vitin e kaluar, pas Katarit e Arabisë Saudite.
Të tretët pa pasur asnjë aktivitet botëror. Inkurajim për të ecur përpara.
Janar i 2024 gjysmë milioni turistë. Aeroporti ynë ka kaluar edhe shumë aeroporteve të tjera, Beogradit që ka një histori në rajon., Ne sa mund të përfytyrojmë si do jetë sezoni i ardhshëm krahasuar me atë të shkuarin.
Jemi të inkurajuar dhe nga shifrat që kemi për punësimin dhe papunësinë ndonëse sfidë e madhe mbetet rritja e mëtejshme e pagat në mënyrë që të jemi ën gjendje të frenojmë konkurrencën e ashpër që po bëhet e fortë nga shumë vende të përparuara që kërkojnë fuqi punëtore”, tha Rama.