Categories: LajmePolitikë

Mbledhja e FMN dhe BB, Rama: Turizmi rritje të jashtëzakonshme. Synim, kthimi Shqipërisë në eksportues të energjisë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Nivelit të Lartë të Konstituencës së Fondit Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore u ndal në disa sektorë kyç që kanë shënuar sukses gjatë 2023-shit dhe synimet e qeverisë për vitet e ardhshme.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se synimi i qeverisë është të kthejë Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë deri në vitin 2023.

Tashmë ja kemi dalë të kemi një situatë të qëndrueshme dhe të mos e rrisim më çmimin e energjisë ndonëse kemi qenë të sfiduar nga  kriza globale e energjive.

Synimi ynë të kthejmë Shqipërinë në eksportues neto të energjisë deri në 20230-ën. Të jemi një vend ku prodhimi i energjisë elektrike të jetë 100% i rinovueshëm.

Të mos biem pre e tundimit për të gjetur zgjidhje të ;lehta dhe të diversifikojmë portofolin e sektorit të energjisë me të gjitha llojet e energjisë së rinovueshme”, tha Rama.

Kryeministri u ndal më tej te suksesi i shënuar në fushën e turizmit. Ai theksoi se Shqipëria ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në numrin e turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë gjatë 2023-shit dhe janarit të 2024-ës.

Ndonëse konteksti në përgjithësi nuk është i lehtë,  nuk dua që t’iu harxhoj kohë për t’iu treguar sa të suksesshëm kemi qenë në lidhje me turizmin. Po shikojmë një rritje shumë të fortë.

Menjëherë pas pandemisë numrat e turizmit në Shqipëri po rriten dhe Shqipëria në përgjithësi dhe aeroportin e shohim se po përjeton një trend pozitiv. Aeroporti i Tiranës i pari në Evropë për nivelin e  rimëkëmbjes pas pandemisë.

Jemi renditur në vend të tretë në Evropë për rritjen e turizmit vitin e kaluar, pas Katarit e  Arabisë Saudite.

Të tretët pa pasur asnjë aktivitet botëror. Inkurajim për të ecur përpara.

Janar i 2024 gjysmë milioni turistë. Aeroporti ynë ka kaluar edhe shumë aeroporteve të tjera, Beogradit që ka një histori në rajon., Ne sa mund të përfytyrojmë si do jetë sezoni i ardhshëm krahasuar me atë të shkuarin.

Jemi të inkurajuar dhe nga shifrat që kemi për punësimin dhe papunësinë ndonëse sfidë e madhe mbetet rritja e mëtejshme e pagat në mënyrë që të jemi ën gjendje të frenojmë konkurrencën e ashpër që po bëhet e fortë nga shumë vende të përparuara që kërkojnë fuqi punëtore”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fshati Bardhanjor pa Qendër Shëndetësore – Banorët  apel institucioneve: Të vihet në funksion, është e domosdoshme

Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një…

2 hours ago

Korsitë e biçikletave – Më shumë lehtësi për pedaluesit në Shkodër

Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund…

2 hours ago

Konferenca Ndëruniversitare mbi Turizmin e Qëndrueshëm – Shkëmbim  i ideve  dhe përvojave mes universiteteve të Shqipërisë dhe Kosovës

“Sfidat dhe Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” ishte fokusi i konferencës dy ditore…

2 hours ago

Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të stendës

Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të…

2 hours ago

Denoncime në polici për llogari të rreme në rrjetet sociale, policia: Po punohet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në…

2 hours ago

Arratiset nga burgu i Lezhës i dënuari, policia: Shpërblim 10 mijë euro kush jep informacion

Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i…

2 hours ago

This website uses cookies.