Categories: LajmePolitikë

Mbledhja e grupit Bardhi-Berisha, Noka: Protesta brenda dhe jashtë parlamentit

Deputeti Flamur Noka ka thënë se protestat do të vijojnë si brenda parlamentit dhe jashtë tij duke paralajmëruar përshkallëzim të “aksioni opozitar” siç ai e cilëson. Pas mbledhjes së grupit me deputetët që përkrahin Gazmend Bardhin dhe Sali Berishën, Noka tha se demokratë nuk do të ndalen deri sa të “pastrojnë kuvendin e krimit dhe drogës”.

“Sot në protestë do të jenë të gjithë demokratët dhe deputetët e përjashtuar. Ne do jemi brenda Kuvendin duke zhvilluar betejën. Ju do shihni sot dy beteja një brenda parlamentit dhe një jashtë tij. Ata që mendojnë se me masa armiqësore ndaj opozitës do zgjidhin situatën ne I themi se kanë bërë hesapet gabim. Një nga pikat e diskutimit në mbledhje ishte përshkallëzimi i aksionit si jashtë dhe brenda asaj salle që nuk përfaqëson shqiptarët por krimin dhe drogën”, tha Noka

Sot (5 shkurt) në orën 17.00 mbahet seanca e Kuvendit, ku Rithemelimi ka njoftuar se do të zhvillojë protestë para parlamentit, por nuk do të lejojë as zhvillimin e  seancave brenda tij deri sa fjala e tyre të dëgjohet. Prej javësh seancat e Kuvendit nuk zhvillohen me diskutime, pasi Rithemelimi bllokon foltoren dhe vendos zhurmues në sallë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

13 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

13 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

14 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

14 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

14 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

14 hours ago

This website uses cookies.