Lajme

Mbledhja e grupit të PD-së, Bardhi: Fokusi i aksionit tonë politik, zgjedhjet e lira  e të ndershme

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i grupit, Gazment Bardhi ka bërë me dije se aksioni i tyre politik do të fokusohet te zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke nisur nga zgjedhjet e vitit 2025.

Bardhi tha se ata kanë diskutuar  edhe për nisjen e disa komisioneve hetimore e po ashtu do të kërkojnë edhe disa interpelanca.

Ajo që ndodhi në korrik ka qenë një vendosmëri e grupit tonë parlamentar që është respektimi i vendimet të gjykatës Kushtetuese. Ne nuk mund të kushtëzojmë zbatimin e vendimeve të saj me asnjë çështje tjetër. Ka një grup dialogu funksional që do vijojë dialogun për të përmbyllur reformën zgjedhore, Shqipëria ka detyrimin për të respektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Shqipëria ka detyrimin për të respektuar rekomandimet e ODIHR, të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shëmtinë e zgjedhjeve që kemi parë gjatë gjithë kohës që qeveris Edi Rama, Shqipëria duhet ta lërë pas duke nisur nga garantimi i zgjedhjeve të lira në vitin 2025. Përveç këtij objektivi madhor të grupit, kemi diskutuar edhe për nisjen e disa komisioneve hetimore, sikundër do ketë edhe disa kërkesa për interpelancë, njërën e kemi kërkuar siç është ajo me kryeministrin Rama për mbetjet e rrezikshme”, tha Bardhi.

Ai shtoi se do të propozojnë vendosjen e një minimumi jetik dhe rritjen e pensioneve.

“Kemi përcaktuar edhe tre çështjet tematike të interesit të interesit të qytetarëve ku do fokusohet puna jonë që ka të bëjë me propozimin tonë për vendosjen e minimumit jetik, projektligji për rritjen e pensioneve, kemi caktuar edhe të gjitha çështjet që do ndiqen me projektligjet që tashmë qëndrojnë të fjetura në Kuvend. Aksion politik dhe parlamentar me moton ‘Nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira e të ndershme’”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

2 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

2 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

2 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

2 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

2 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

2 hours ago