Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme, ku kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për deputetët për të gjithë angazhimin e tyre në takimin që kryeministri Rama mbajti një ditë më parë me bashkatdhetarë në Athinë.
Çuçi kërkoi nga deputetët po të njëjtin përkushtim edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën. I radhës është takimi në Itali më 26 maj.
“Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim”, tha Çuçi.
Mbledhja vijoi më pas me diskutime për axhendën parlamentare.
Çuçi ndau me deputetët projektligjet dhe marrëveshjet që pritet të dërgohen në seancën e ditës së enjte në Kuvend teksa përsëriti kërkesën për të mos pasur mungesa në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancën plenare.
Më pas disa deputetë ngritën për diskutim çështje të ndryshme komunitare sipas zonave të tyre.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.