Mbledhja e Këshillit Bashkiak – Debate për strehëzën e qenve dhe pagat
Këshilli Bashkiak Shkodër ka zhvilluar mes debatesh mbledhjen e radhës për muajin shtator.
Gjatë kësaj mbledhjeje janë diskutuar projektvendimet për fondin e ndihmës ekonomike , rritjen e pagave, shtimin e numrit të personelit në kopshte për kujdesin ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara, ndihmën financiare për familjet që iu është djegur shtëpia, subvjencionimet e qerave , shtimin e fondit për strehëzën e qenve , si dhe plani i menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane.
Më shumë debate ngjalli projektvendimi për shtimin e fondeve të duhura për përmirësimin e kushteve të strehëzës së re të qenve dhe ndërtimin e një klinike veterinare në këtë qendër.
Debate pati dhe për rritjen e pagave të punonjësve të Bashkisë, për të cilat këshilltarët morën sqarimet përkatëse.
Pavarësisht kundërshtive të këshilltarëve të djathtë, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.