Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ka përfunduar me miratimin e vetëm 5 projektvendimeve, që lidheshin me ndihmën sociale, qiratë dhe strehimin në banesat sociale si dhe ndihmën financiare për dëmët nga zjarri.
Pas miratimit të këtyre pikav, këshilltarët e PSD-së kanë braktisur mbledhjen me pretendimin se 12 projektvendimet e tjera janë sjellë për fushatë elektorale.
Më tej, grupi i këshilltarëve të PD-së, pasi ka kërkuar 5 minuta pushim, është rikthyer për të deklaruar se edhe ata bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Këshilltarët e djathtë nuk ishin dakort kryesisht me pikat që lidheshin me të drejtat e SHA. Bio Strajca , administrimin e plazheve publike dhe planit për menaxhimin e rrezikut nga zjarri.
Bojkoti i grupit të këshilltarëve të PSD-së dhe PD-së është pasuar me reagimin e këshilltarëve të PS-së, të cilët kanë sqaruar se projektvendimet nuk lidhen me fushatën elektorale, por janë të rëndësishme, sidomos kur po afrohet sezoni turistik.
Largimi i një pjese të këshilltarëve bëri që të mos plotësohej kuorumi i duhur , ndaj kryekëshilltari, Oltion Luli, deklaroi mbylljen e mbjedhjes vetëm me miratimin e projektvendimeve të para të rendit të ditës.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.