Mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen pikat e rendit të ditës, demokratët largohen nga salla
Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka filluar me një reagim të këshilltarëve të PD-së në lidhje me vonesat e dërgimit të projektvendimeve duke krijuar, sipas tyre, një precedent në shkeljen e afateve .
Nga ana e kryetarit të Këshillit Bashkiak , Oltion Luli , si dhe të nënkryetarit Onid Bejleri, u dhanë sqarimet përkatëse, megjithatë , këshilltarët e PD-së u larguan në shenjë proteste , menjëherë pas miratimit të pikës së parë të rendit të ditës, që lidhej me fondin e ndihmës ekonomike.
Mbledhja vijoi më pas me këshilltarët e majtë, të cilët miratuan pikat e rendit të ditës dhe shtesat e projektvendimeve, që lidheshin me rritjen e numrit të punonjësve të zjarrfikësve dhe të emergjencave civile .