Mbledhja e Këshillit Bashkiak, reagon kryebashkiaku , Beci: Mbështetja e familjes më e rëndësishme se procedurat burokratike
Kryebashkiaku Benet Beci ka reguar në rrjetet sociale mbi ngërcin që këshilltarët e opozitës krijuan në mbledhjen e së mërkures. Beci citon se :
“Situata emergjente që po kalonte një familje e dëmtuar nga zjarret më nxiti të dërgoja në Këshillin Bashkiak dy projektvendime shumë të rëndësishme: një që synonte të ndihmonte nënën dhe fëmijët e mitur si dhe atë për krijimin e Drejtorisë së Emergjencave Civile, për t’i paraprirë çdo situate të mundshme emergjence, që uroj të mos ndodhë kurrë. Besoj se mbështetja urgjente e kësaj familjeje është më e rëndësishme se çdo procedurë burokratike.Dua të falënderoj këshilltarët që i mbështetën me votën e tyre këto dy projektvendime, por edhe të tjerat që paraqitëm në Këshillin Bashkiak, siç ishte ai për forcimin e rolit të Policisë Bashkiake”.