Mbledhja e Këshillit të Qarkut – Miratohen unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës

mbledhja k qarkut

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet të gjitha pikat e rendit të ditës.

Mes çeshtjeve që i dhanë dritën jeshile anëtarët e qarkut, ishin ajo për disa ndryshime në buxhetin e 2025-es dhe planin afatmesëm 2025-2027; Shtesë plani në buxhetin e Këshillit të Qarkut për vitin 2025 në kuadër të fondit social; Miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave dhe shpenzimeve për programin buxhetor 2026-2028; Miratimi i ndryshimeve në strukturën organizative dhe numrin e punonjësve të administratës për vitin 2025, etj.

Në mbyllje të fjalës së tij, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, theksoi se institucioni që ai drejton mbetet i angazhuar për të vijuar punën në shërbim të qytetarëve dhe për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.