Categories: LajmePolitikë

Mbledhja e KS, Rama debate me ambasadorin rus për fjalimin e Zelenskit

Ka nisur me debate mbledhja e Këshillit të Sigurimit mes kryeministrit, Edi Rama dhe ambasadorit të Fedaratës Ruse. Shkak ka qenë fakti se tema e zgjedhur nga Shqipëria si kryesuese e Këshillit të Sigurimi ka qenë Ukraina, dhe për të folur përpara KS është ftuar dhe presidenti Ukrainas, Vladimir Zelenski.

Menjëherë pas prezantimit të pjesëmarrësve dhe personave të ftuar për të folur nga anha e kreut të qeverisë shqiptare, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia, kundërshtoi agjendën e paraqitur. 

Kemi dy pyetje. Mbi ç’bazë propozoni t’i jepni presidentin Zelenskit fjalën përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit? Pyetja e dytë, me bazë ftoni ju në takim ministrine Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSB-së? Ne nuk besojmë se argumentët që na paraqitët janë bindëse. Doja të na shpejgoni pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës? Nëse bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse.“– tha ambasadori rus.

Sipas tij, anëtarët e KS i kanë dëgjuar fjalimet e Zelenskit nëpërmjet video dhe mesazheve.

“Këtu ka një shkelje flagrante të procedurave. Kjo shkelje ka rreziqe në KS sepse rrezikon të kthehet në shfaqe. Kjo e sotmja do të jetë më shumë një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Zelenskit, por gjërat të bëhen sipas rregullave. Ata që nuk janë vende anëtare të flasin pas vendeve anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante.”- tha përfaqësuesi rus.

Sipas ambasadorit rus kryesia shqiptare e KS ka treguar mospërfillje flagrante dhe ka përdorur ideologji.

“Për fat të keq nuk e ka mundur ta menaxhojë këtë takim.“- tha ai.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama.

“Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të këshillit u është dëguar lista e personave që do të flaisn në rendin e caktuar. Kjo çështje procedurore do duhej zgjidhur teknikisht para se të çelej debati. Duke patur parasysh temën e debatit sot, ne besojmë se ftesa e Zelenskit që do të flasë është në përputhje me paragrafin 33. Dhënia e fjalës së Zelenskit i japin mundësi anëtarëve t’u përgjigjen pyetjeve të tij. Ky s’është vendim i Presidencës shqiptare, por si praktikë e gjatë e KS, në përputhje të plotë me rregulloren. Në lidhje me pyetjen e dytë kam vështirësi ta kuptoj sepse OSBE ka një kontribut të madh dhe gjendemi këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi i OSBE është shqiptar, por nëse do ishit i qartë se cili është problemi më thoni. Më duhet të them se ardhur nga ju i gjithë ky leksion në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse. Shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zekenski do të flasë? Ju ndalni luftën dhe Zelenski nuk do të mbajë fjalën.“- ka deklaruar Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

18 minutes ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

20 minutes ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

24 minutes ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

2 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

2 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

3 hours ago

This website uses cookies.