Categories: LajmePolitikë

Mbledhja e OKB-së për Kosovën, Rama: Seancë pa kuptim, Prishtina dhe Beogradi t’i rikthehen dialogut

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një seancë pa produktivitet mbledhjen e OKB-së për Kosovën, e thirrur nga Serbia. Pas diskutimeve të bëra atje, ku u hodhën akuza të ndërsjellat mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Rama tha se e vetmja zgjidhje që të dy vendet të ecin para me integrimin dhe bashkëjetesën e komuniteteve të tyre është rikthimin në tryezën e dialogut.

“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”, shkruan Rama në platformën X.

Teksa theksoi mbështetjen e Kosovës për të ruajtur territorin e saj, Rama tha se kryeministri Kurti duhet të bashkëpunojë dhe koordinohet me aleatët.

“Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkruan Rama.

Më 8 shkurt u mbajt një seancë e jashtëzakonshme e OKB-së për Kosovë e thirrur nga Serbia pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit si dhe mbylljen e disa zyrave të Serbisë në komunat e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia ka kryer gjenocid në shekullin 20 dhe mbetet kërcënuesi më i madh i paqes dhe i sigurisë. Nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u shpreh se Kosova ka krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe se një situatë e tillë mund të krijoj dëme për mbijetesën e komunitetit serb atje.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Begaj mesazh para zgjedhjeve të 11 majit: Test pjekurie politike. Ushtroni të drejtën e votës me dinjitet

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…

21 hours ago

Sfida për titullin kampion U-15 / Java e fundit e kampionatit rezervon duelin direkt Tirana-Vllaznia

Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…

22 hours ago

Lushaj mbyll fushatën / Banorët e Rajonit nr. 4 të Shkodrës, pritje entuziaste kandidatit të PD- ASHM

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…

22 hours ago

Beci: Votë masive për PS më 11 maj / Kandidatët socialistë takime me banorët në fshahtin Dobraç i Ri

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…

22 hours ago

Beci: Transformimi duhet të vijojë – Drejtuesi politik i PS-së ka bërë thirrje për një numër të lartë deputetësh nga Shkodra

Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…

22 hours ago

Spahia e mbyll fushatën në Postribë / Kandidati i PD- ASHM: Fitorja e 11 majit, për Shkodrën e Shqipërinë Madhështore

Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…

22 hours ago