d533cc9635684d55ba9bab241b19f9ca
Ka nisur mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Shqipërisë për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Përfaqësuesit e rinj që do të zgjidhen, do të zëvendësojnë tre nga anëtarët që u përfundon mandate, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj e Marçela Shehu nga Shkalla e Parë.
Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka kërkuar të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit të tyre.
“40 Magjistratët e diplomuar këtë vit janë ende pa emëruar ndërkohë që sistemi ka nevojë urgjente për to. Kancelarët e gjykatave janë pakonfirmuar për shkak të mosmbylljes së procedurës për vlerësimin pranë Magjistraturës”, tha Sadushi.
KLGJ-ja njoftoi më 5 shtator mbylljen e aplikimeve për vendet vakante, dokumentacionin e së cilin e kanë dorëzuar:
Znj. Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
Znj. Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
Znj. Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
Znj. Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;
Z.Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.