Mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dënim ndërkombëtar masakrës në Gaza
Masakra në Gaza ka ngjallur dënime ndërkombëtare. Këshilli i Sigurimit i OKB-së yhvilloi një mbledhje urgjente fill pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj palestinezëve që prisnin ndihmë humanitare, duke vrarë rreth 112 persona e duke plagosur 760 të tjerë.
Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu “dënimin e tij më të fortë” dhe kërkoi “të vërtetën” dhe “drejtësinë”.
“Indinjatë e thellë për imazhet që na arrijnë nga Gaza, ku civilët u shënjestruan nga ushtarët izraelitë. Unë shpreh dënimin tim më të fortë për këto zjarre dhe kërkoj të vërtetën, drejtësinë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, tha kreu i shtetit francez përmes X (ish-Tëitter).
Ministria e Jashtme e Francës dënoi gjithashtu “zjarrin e pajustifikuar izraelit” kundër civilëve” që prisnin të merrnin ndihma ushqimore, duke thënë se priste që autoritetet izraelite të hedhin dritë mbi rastin. Ai gjithashtu nënvizoi se “Izraeli duhet të respektojë rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të mbrojë shpërndarjen e ndihmave humanitare për popullsinë civile”.
Kreu i diplomacisë evropiane, Xhosep (Josep) Borrell, nga ana e tij, dënoi “masakrën e re”, duke e cilësuar si vdekje “krejtësisht të papranueshme”.
“Jam i tmerruar nga lajmi për një tjetër masakër të viktimave civile në Gaza, në nevojë të dëshpëruar për ndihmë humanitare. Këto vdekje janë plotësisht të papranueshme. Privimi i njerëzve nga ndihma ushqimore është një shkelje serioze e DNH-së. Duhet të jepet akses i papenguar humanitar në Gaza”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së
Sipas Hamasit, të paktën 112 palestinezë u vranë dhe 760 të tjerë u plagosën në Nablus të enjten kur një turmë u zhvendos drejt kamionëve me ushqime dhe ushtarët izraelitë hapën zjarr mbi ta. Izraeli foli për zjarr “të kufizuar” mbi turmën e ushtarëve të tij të cilët ishin “kërcënuar” dhe siguroi se shumica e të vdekurve u shkelën në panik ose “tërhiqeshin zvarrë” me kamionë.