Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, Spiropali: Në koherencë me çdo kërkesë të qytetarëve
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se prioritetet për Partin Socialiste janë qytetarët që kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej qeverisë.
Beteja jonë e vetme , u shpreh Spiropali, “është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre”.
“Me kryeministrin Edi Rama vendosëm prioritetet e grupimit tonë politik që lidhen me aktivitetin parlamentar, me adresimin e sfidave me natyrë politike, ekonomike, sociale, por jo vetëm, duke e ngritur punën e grupit në një tjetër nivel përmes një komunikimi të përbashkët, akoma edhe më intensiv në vazhdimësi”, shkruan ndër të tjera Spiropali.