Mblidhet Këshilli Bashkiak / Diskutohet dhurata e impiantit fotovoltaik për shkollën “Kolë Idromeno”
Këshilli i Bashkisë Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e radhës për marrjen në shqyrtim të 6 pikave të parashikuara .
Pika që u ngjalli më shumë diskutime ishte pr/ vendimi i miratimit të dhurimit të impiantin fotovoltaik për shkollën “ Kolë Idromeno”, dhuratë nga “Euroelektra” shpk.
Këshilltarët kërkuan sqarime përse ishte përftituese pikërisht kjo shkollë dhe jo një tjetër dhe kush përfiton nga energjia që emetohet .
Lidhur me këto pyetje, si nënkryebashkiaku Onid Bejleri, ashtu dhe drejtuesja e drejtorisë së mjedisit, Aida Shllaku, sqaruan se kjo kishte qënë kërkesa e vetë investitorit
Në këtë mbledhje u diskutuan dhe u miratuan pr/vendimet për fondin shtesë të ndihmës ekonomike, subvencionimet për banesat me kredi dhe kosto të ulët , mbarështimin e pyjeve dhe kullotave, ndihmën për dëmet nga zjarri, ndryshimet në strukturën e komisionit të përhershëm të Këshillit Bashkiak, si dhe miratimi i dhurimit të impiantit fotovoltaik për shkollën “ Kolë Idromeno” .