Mblidhet Këshilli i Qarkut Shkodër, miratohet programi buxhetor afatmesëm 2025- 2027

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku me shumicë votash anëtarët miratuan rendin e ditës, i cili u prezantua nga kryetari Edmond Ndou. Mes pikave më të rëndësishme ishte miratimi i projektit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, niveli i pagave të funksionarëve të zgjedhur apo emëruar, nënpunësve civil etj.

Në bashkëpunim me bashkitë, ky institucion ka parashikuar që për 3 vitet në vazhdim të vijojë të punojë në drejtim të investimeve, por edhe vëmendjes së shtuar ndaj shtresave në nevojë dhe projekteve që sjellin zhvillim për këto zona të qarkut Shkodër. Gjithashtu,  në kuadër të sezonit turistik veror, për të rritur larmishmërinë e ofertës në territor, Këshilli i Qarkut, në bashkëpunim me bashkitë do të sjellë gjatë muajit gusht 3 koncerte. Qarkullimi i vlerave folklorike nga ansambli folklorik i Shkodrës do të sjellë në bashkitë Vau Dejës, Pukë dhe Malësi të Madhe mbrëmje magjike artistike për banorët dhe vizitorët e këtyre zonave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.