Mblidhet Këshilli për Mandatet, Gjokutaj: Të pezullohet seanca

Gjokutaj
Ka nisur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në nisje të mbledhjes, avokati përfaqësues i Genc Gjokutajt ka kërkuar anulimin e mbledhjes.
“Ne kërkojmë që ju ta pezulloni ose shtyni këtë seancë. Ne mendojmë se Gjykata Kushtetuese prevalon si organ i vetëm që ka kompetencën për interpretimin e normave kushtetuese”, tha Gjokutaj, kërkesë e të cilit u hodh poshtë nga kryetarja Lindita Nikolla.
“Nuk jemi në rastet e pezullimit të seancës. Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar kërkuesit e çështjes. Duhet të vazhdojmë me seancën sipas rregullores së Kuvendit. Do kemi vendimmarrje të këshillit”, tha Nikolla.
Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, është mbledhur këtë të hënë për shqyrtimin e kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës.