Është mbledhur për herë të parë Komisioni i Posaçëm kundër Dezinformimit. Në fjalën e tij, kryetari i Komisionit Erion Braçe deklaroi se objekt i komisionit nuk është individi, por siguria kombëtare.
Braçe i bëri thirrje opozitës që të bëhet pjesë e mbledhjeve dhe të japin kontributin e tyre.
“Ky komision nuk ka qëllim të përndjekë individ apo organizata. Ka për qëllim të njohë, të mbledhë të dhëna, të organizojë një masë kritike shoqërore dhe institucionesh publike, private gjithashtu, për t’iu përgjigjur një luftë ë organizuar të shteteve jo mike dhe qëllimeve të tyre malinje, të shtuara prej luftës në Ukrainë dhe ndaj Shqipërisë.
Ky komision do duhet të organizojë faktorët shoqërorë, politikë, institucionet publike, vendimmarrëse e ekzekutive, të pavarura për të mbrojtur vlerat tonë, ekonominë, sektorët strategjikë të ekonomisë, lirinë e tregut, lirinë e shprehjes, lirinë e informimit. Ky komision do duhet të udhëhiqet nga interesi kombëtar, të ketë qëllim sigurinë kombëtare.
Duhet një masë kritike shoqërore e organizuar në këtë luftë. Opozita duhet të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj lufte.
Kemi lënë dhe dhënë kohën e mjaftueshme që opozita të njihet me fenomenin, ta pranojë atë, të sqarohet e të ketë çdo informacion. Presim kontributin e tyre në këtë komision.
Puna e komisionit do jetë transparente. Objekti i punës së komisionit nuk do jetë individi, por interesi kombëtar, siguria kombëtare”, u shpreh Braçe, ndërsa bëri me dije se do merren shembujt më të mirë nga SHBA dhe BE.
Pas Braçes, keqardhje për mungesën e opozitës shprehur edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi.
Në thelb të Komisionit të posaçëm për Dezinformim është identifikimi i influencave të huaj që ndikojnë në demokracinë e vendit përmes mediumeve të ndryshme që janë mediat tradicionale dhe rrjetet sociale.
Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…
Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…
Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…
Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…
Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…
This website uses cookies.