MENAXHIMI I ALPEVE
Mungesa e fuqisë punëtore, infrastruktures rrugore, energjisë, lendes se parë dhe siguria janë disa prej shqetesimeve të drejtuesve të bujtinave. Janë këto disa nga problemet kryesore të evidentuara në mbyllje të sezonit veror në pikat turistike në Veriun e vendit.
Në mbledhjen e parë të Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Alpeve, këto problematika u eidentuan nga operatorë turistikë të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Kukësit e Tropojës. Pjesë e këtij organizmi janë prefektët, kryebashkiakët dhe drejtuesit më të lartë vendorë të sektorit të turizmit.
Për vitin e ardhshëm, qeveria shqiptare ka planifikuar buxhetin e nevojshëm dhe nis puna për ndërtimin e nënstacionit elektrik të Tamarës, ka dhënë lajmin kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, ndërsa mungesa e energjisë elektrike ka penalizuar jo pak turizmin malor në Lepushë e Vermosh gjatë stinës së dimrit.
I ndërtuar nga Ministria e Kulturës, Komiteti i Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Alpeve, ka detyrim të mblidhet çdo vit, të administrojë sektorin e tuizmit por gjithmonë duke patur në fokus mbrojtjen e natyrës.
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…
Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…
Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…
Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…
This website uses cookies.