Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, miratohet projekt-kalendari i punimeve të Kuvendit
Konferenca e Kryetarëve miratoi të mërkurën projekt-programin dhe projekt-kalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe propozoi zhvillimin e seancave plenare në datat 27 Maj, 30 Maj dhe 6 Qershor.
Kryetarja Nikolla bëri me dije se në datën 23 Maj 2024 ora 14:30, do të zhvillohet një seancë e posaçme pasi Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.
Në lidhje me Projektrezolutën “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, Konferenca e Kryetarëve vendosi ta shqyrtojë në mbledhjen e radhës.