Lajme

Mblidhet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes për Evropën Juglindore, Vengu: Të bashkuar përballë sfidave të kohës

Tirana priti Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial – SEDM), i cili mblodhi ministra dhe përfaqësues të lartë nga disa vende.

I pranishëm në këtë ministerial, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu u shpreh gjatë fjalës së tij se vendet duhet të qëndrojnë së bashku për përballimin e sfidave të kohës.

“Në këto kohë të vështira për paqen dhe stabilitetin global, është e rëndësishme të dërgojmë mesazhin e qartë se qëndrojmë bashkë dhe ndërveprojmë me njëri-tjetrin për t’u bërë ballë rreziqeve dhe sfidave të shumëfishta, si ato konvencionale ashtu edhe ato hibride, me të cilat po përballemi. Ministeriali i SEDM rikthehet në Tiranë, në një proces ku ka nisur në fakt 28 vite më parë dhe besoj se pavarësisht dinamikave dhe zhvillimeve në mjedisin gjeopolitik dhe atë strategjik të sigurisë ndër vite, objektivat dhe arsyet e themelimit të kësaj iniciative mbeten ende relevante, konkretisht bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë, rritja e kapaciteteve të mbrojtjes dhe integrimi në strukturat euroatlantike qëndrojnë padyshim të vlefshme edhe sot.

Për Shqipërinë ky bashkëpunim qëndron një busull orientuese drejt një familje demokratike me vlera të shëndosha dhe padyshim ne, në mënyrën e bashkëpunimit që kemi thelluar ndër vite, kemi arritur të mbajmë gjithashtu larg ambiciet dhe ndërhyrjet e aktorëve dashakeqës, që mund të minojnë kursin euroatlantik të vendeve dhe rajonit tonë”, tha Vengu.

Ministri Vengu shtoi se “Shqipëria këtë vit është kthyer në një nyje të bashkëpunimit, të sigurisë dhe mbrojtjes rajonale, duke kryesuar dhe mikpritur disa formate të rëndësishme, siç janë A5 – Karta e Adriatikut, Mbledhjen e Shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosurat të vendeve të rajonit dhe padyshim edhe ky ministerial, që është një pikë tjetër kulmore.”

Gjithashtu, ministri Vengu theksoi angazhimin e Shqipërisë përkrah aleatëve të saj në NATO, ndërsa shtoi se qasja e Shqipërisë është e dukshme me “vendosjen në dispozicion të aseteve dhe infrastrukturës kombëtare, duke përmendur këtu Bazën Ajrore të Kuçovës dhe projektin për Portin e ri ushtarak të Porto Romanos”.

Gjatë këtij ministeriali, u vlerësua kontributi i Shqipërisë në drejtimin e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe botëror.

Ky ministerial, i cili këtë vit mbahet në Tiranë, mblodhi përfaqësues të vendeve anëtare të SEDM, përfshirë Shqipërinë, Bosnje – Hercegovinën, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Rumaninë, Turqinë, Slloveninë, Serbinë, Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe SHBA. Gjithashtu, në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga organizatat RACVIAC dhe UNDP/SEESAC.   

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti-Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme parashikohet të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme…

11 hours ago

Kombëtarja: Të gjithë nën urdhrat e Silvinjos, në stërvitje edhe lojtarë nga Abissnet Superiore

Të hënën kanë nisur zyrtarisht përgatitjet e kombëtares për eliminatoret e kampionatit botëror 2026. Në…

11 hours ago

Zgjedhjet- Miratohet renditja e subjekteve zgjedhore, në fletën e votimit PD-ASHM numri 1, PS numri 5

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për…

11 hours ago

Platforma satelitore e RTSH kalon në parametra të rinj të sinjalit

RTSH vazhdon të përmirësojë vazhdimisht transmetimet për publikun shqiptar. Rrjeti RTSH transmeton 7 programe televizive…

11 hours ago

Kuvendi voton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

Në seancën plenare të së hënës (17 mars), Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me vota…

12 hours ago

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

3 days ago

This website uses cookies.