Mblidhet sot Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në KiE

a80b332589344d0e9160b6fe84d3990e
Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës do të zhvillojë sot (18 dhjetor) takimin e radhës, ku do të marrin pjesë zv.ministri i Punëve të Jashtme Kreshnik Ahmeti dhe nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci.
Ky grup koordinues do të luajë një rol kyç sa i përket rritjes së bashkëpunimit, si dhe pasqyrimit në mënyrë të saktë e koherente të situatës në Kosovë përsa i përket të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit e demokracisë.
Themelimi i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës u miratua më 12 korrik nga qeveria.
Kujtojmë se më 12 maj 2022, Kosova filloi procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës duke dorëzuar një aplikim në selinë e qendrore të këtij institucioni, në Strasburg.