Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve. A do të ketë konsensus?
Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit pritet që në orën 13:30 të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Mbledhja është thirrur nga Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla për të saktësuar kalendarin e punimeve të Parlamentit deri në dt.5 prill.
Gazetarja e RTSH-së, Sonila Agostini në një lidhje të drejtpërdrejtë nga ambientet jashtë Kryesisë së Kuvendit, zbuloi disa detaje në lidhje me këtë takim ku pritet të jenë të pranishëm deputetët e PD-së si dhe ata të Rithemelimit.
“Është hera e parë që do të jenë të pranishm dhe do shikohet si mundësi që në këtë mbledhje të jenë prezent dhe deputetetët e Rithemelimit që prej 5 muajsh mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka qenë thuajse e pamundur për tu zhvilluar si e plotë”, tha Agostini.
Gjithashtu Agostini u shpreh se, “mbledhja e sotme do të rikthej brenda formatit të Konferencës së Kryetarëve dhe N/Kryetarin e Parlamentit Agron Gjekmarkaj i cili së fundmi i është bashkuar si N/Kryetar i Grupit të Rithemelimit si prezent do të jetë dhe Gazment Bardhi, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të deputetëve të Rithemelimit”.
Sakaq shtoi ajo, brenda formatit të kësaj mbledhje do të jetë dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj , njëkohësisht dhe bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore.
“Sot prit të kuptojmë më shumë se cilat do të jenë qasjet dhe ndryshimet që do të bëhen në kalendarin e punimeve të Parlamentit. Debati i ditëve të fundit ka qene nëse a do të ketë një pikë të përbashkët që sjell më afër socialistët me grupin e Rithemelimit”, shton gazetarja Agostini.
Gazetarja sqaroi gjithashtu se, nga ana tjetër ka një mister për mënyrën se si do të sillen demokratët e pjesës zyrtare të PD-së të kryesuar nga Lulzim Basha , të cilët së bashku drejtojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore.
“Nga ana tjetër, socialistët kanë shprehur dakordsinë dhe kanë shprehur gatishmërinë për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare por kërkesat duhet të vijnë në përputhje me ligjin e Komisioneve Hetimore të ndryshuar, si dhe në përputhje me ligjet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ajo.