Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve. A do të ketë konsensus?

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit pritet që në orën 13:30 të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja është thirrur nga Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla për të saktësuar kalendarin e punimeve të Parlamentit deri në dt.5 prill.

Gazetarja e RTSH-së, Sonila Agostini në një lidhje të drejtpërdrejtë nga ambientet jashtë Kryesisë së Kuvendit, zbuloi disa detaje në lidhje me këtë takim ku pritet të jenë të pranishëm deputetët e PD-së si dhe ata të Rithemelimit.

“Është hera e parë që do të jenë të pranishm dhe do shikohet si mundësi që në këtë mbledhje të jenë prezent dhe deputetetët e Rithemelimit që prej 5 muajsh mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka qenë thuajse e pamundur për tu zhvilluar si e plotë”, tha Agostini.

Gjithashtu Agostini u shpreh se, “mbledhja e sotme do të rikthej brenda formatit të Konferencës së Kryetarëve  dhe N/Kryetarin e Parlamentit Agron Gjekmarkaj  i cili së fundmi i është bashkuar si N/Kryetar i Grupit të Rithemelimit si prezent do të jetë dhe Gazment Bardhi, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të deputetëve të Rithemelimit”.

Sakaq shtoi ajo, brenda formatit të kësaj mbledhje do të jetë dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj , njëkohësisht dhe bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

“Sot prit të kuptojmë më shumë se cilat do të jenë qasjet dhe ndryshimet që do të bëhen në kalendarin e punimeve të Parlamentit. Debati i  ditëve të fundit ka qene nëse a do të ketë një pikë të përbashkët që sjell më afër socialistët me grupin e Rithemelimit”, shton gazetarja Agostini.

Gazetarja sqaroi  gjithashtu se, nga ana tjetër ka një mister për mënyrën se si do të sillen demokratët e pjesës zyrtare të PD-së të kryesuar nga Lulzim Basha , të cilët së bashku drejtojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Nga ana tjetër, socialistët kanë shprehur dakordsinë dhe kanë shprehur gatishmërinë për ngritjen e komisioneve hetimore  parlamentare por kërkesat duhet të vijnë në përputhje me ligjin e Komisioneve Hetimore të ndryshuar, si dhe në përputhje me ligjet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

12 minutes ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

14 minutes ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

15 minutes ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

16 minutes ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

18 minutes ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

21 minutes ago

This website uses cookies.