Categories: LajmeRajoni

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, pritet të miratohet rezoluta mbështetëse e PE-së për veriun

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të veçantë ku në rendin e ditës do të jetë edhe miratimi i deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë edhe situatën në komunat veriore të Kosovës.

Më 19 tetor, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën përmes së cilës dënonte sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë një dëshmor për Kosovën.

Rezoluta u propozua nga grupi politik i socialdemokratëve dhe kërkon sanksionimin e Serbisë dhe ekstradimin e ish-nënkryetarit të partisë Lista Serbe, Milan Radoiçiq.

Rezoluta e cilëson sulmin terrorist dhe kërkon përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi–Kosovë. Na duhet hetim i plotë i sulmit në Banjskë dhe të bëhet drejtësi. Beogradi dhe Prishtina po ashtu duhet t’i kthehen dialogut paqësor dhe konstruktiv të ndërmjetësuar nga BE-ja” njoftoi eurodeputeti Vladimir Bilicik.

Sulmi në fshatin Banjskë është dënuar nga Shqipëria e cila po ashtu miratoi një rezolutë të tillë duke dënuar aktin e Serbisë, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

3 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

3 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

3 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

3 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

3 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

4 hours ago

This website uses cookies.