Lajme

Mbrëmja gala e KOKSH, Rama: Më shumë mbështetje për sportin. Të shtohen disiplinat në shkolla

I pranishëm në mbrëmjen ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024 organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, kryeministri Edi Rama premtoi më shumë mbështetje për sportistët elitarë.

Rama vlerësoi se shpallja kampion për moshat e reja të sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare në disa disiplina, është premtuese për të ardhmen.

“Dua t’u siguroj që këtë mbështetje të veçantë që ne i kemi kushtuar sportit duke sjellë në rritje kontributin financiar për komunitetin do ta rrisim më tej. Kam parë rezultatet dhe kemi shumë kampion në mosha më të reja çka premton për më shumë kampionë në vitet në vijim që është një hall më vete për buxhetin. Por ne do të qëndrojmë me dinjitet dhe do t’i përgjigjemi angazhimeve të marra për sportistët elitarë“, theksoi kryeministri.

Kreu i qeverisë kërkoi edhe zgjerimin e disiplinave sportive në shkolla.

“Nuk mjafton të kemi vetëm volejboll e basketboll. Duhet të fusim sa më parë në shkolla shahun, mundjen, peshëngritjen apo të tjera disiplina”,  tha Rama drejtuesit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.

Mbrëmja Ceremoniale për sportistët në Shqipëri u mbajt për të vlerësuar sportistët shqiptarë që kanë arritur rezultate të larta në disiplinat përkatëse gjatë 2024.

Sportistët që u vlerësuan janë: Nelia Kabetaj çiklizëm; Islam Dudaev, Shermen Valiev dhe Zelimkan Abakarov mundje; Klevina Kollashi, Enio Allushi, Adea Grumira dhe Klajdi Syla volejboll; Briken Calja, Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani Peshëngritje; Lara Colturi në Ski; Luiza Gega, Franko Burraj, David Nikolli në atletikë; Ernest Merdanaj Taekuondo; Ira Mimini, Edrion Kuçi, Gledja Pulaj basketboll; Orges Arifi karate; Indrir Çullhaj, Erisa Brahimaj xhudo; Eklent Kaçi bilardo; Alban Beqiri boks; Marjan Hoxhaj, Xhesi Loci badibillding.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

12 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

12 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

12 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

12 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

12 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

12 hours ago

This website uses cookies.