Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, FSHF vlerëson më të mirët e futbollit shqiptar më 27 janar

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024

Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e tretë të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024”, një prej eventeve më të rëndësishme dhe prestigjioze të futbollit shqiptar. Ky spektakël madhështor, i kthyer tashmë në një traditë të bukur, do të jetë i mbushur me surpriza futbollistike dhe artistike, duke ofruar një mbrëmje të paharruar për të gjithë të pranishmit.

Mbrëmja Gala do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, dhe do t’i dedikohet arritjeve të futbollit vendas, si dhe suksesit të Kombëtares kuqezi, e cila bëri krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjen e saj në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Në këtë mbrëmje do të ndahen disa nga çmimet më prestigjioze të futbollit shqiptar, duke vlerësuar protagonistët e vitit për performancat e tyre të spikatura. Fituesit janë përzgjedhur nga komuniteti i futbollit shqiptar pas një procesi të kujdesshëm dhe transparent të udhëhequr nga FSHF.

Mbrëmja do të mirëpresë gjithashtu personalitete të shquara ndërkombëtare, figura të njohura nga futbolli botëror, përfaqësues të botës akademike, artit, politikës, medias dhe miq të Federatave të tjera.

Ky event pritet të jetë një festë e vërtetë për futbollin shqiptar, duke nderuar më të mirët dhe duke promovuar zhvillimin e vazhdueshëm të sportit më të dashur për shqiptarët.

Mbrëmja Gala do të zhvillohet më 27 janar 2025 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nis në ora 20:00.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.