Lajme

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, njihuni me të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të futbollit shqiptar për arritjet e tyre. Në ceremoni do të marrin pjesë figura të njohura të futbollit, personalitete ndërkombëtare, dhe përfaqësues të botës akademike, politike, artistike e mediatike.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur pas një procesi transparent votimi nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar.

Të nominuarit për të gjitha kategoritë janë:

  • Topi i Artë 2024 djem: Bekim Balaj, Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi, Ermir Rashica
  • Topi i Artë 2024 vajza: Ezmiralda Franja, Xhesika Ndoj, Mesuare Begallo, Vanesa Levendi
  • Trajneri i Vitit 2024: Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja
  • Talenti i Vitit 2024 djem: Emir Rashica, Ermal Meta, Ledjo Tresaj, Ergis Arifi
  • Talentja e Vitit 2024 vajza: Xhesika Ndoj, Angela Nikaj, Klesta Ago, Herta Hasa
  • Arbitri i Vitit 2024: Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti, Enea Jorgji, Kreshnik Cjapi

Trofeu “Këpuca e Artë 2024” për djem e vajza do të ndahet për golashënuesit më të mirë në secilën kategori, ndërsa “Formacioni i Vitit” është përzgjedhur nga gazetarët sportivë përmes një procesi të mbyllur votimi.

Gjatë mbrëmjes gala do të ketë edhe të tjera surpriza për të gjithë futbolldashësit dhe teleshikuesit.

Fituesit do të shpallen më 27 janar në këtë mbrëmje festive që do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

3 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

3 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

3 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

4 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

4 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

4 hours ago

This website uses cookies.