Mbrëmje bamirësie/15 shefa kuzhine në Lezhë bëhen bashkë për të ndihmuar shtresat në nevojë
15 shefa të njohur kuzhine në Lezhë u bënë bashkë në një mision të veçantë dhe human në mbeshtetje të shtëpisë “Rosalba”, qendrës rezidenciale për vajzat e mitura pa kujdes prindëror.Kuzhinierët organizuan një mbrëmje bamirësie të ardhurat e së cilës do të shkojnë për këtë qendër në të cilën janë të akomoduara të mitura me probleme nga e gjithë Shqipëria.Ftesës për të kontribuar në këtë mbrëmje bamirësie iu përgjigjën dhjetra qytetarë mes të cilëve dhe personalitete të ndryshme nga Lezha dhe me gjerë.Teksa foli për rëndësinë e shtëpisë “Rosalba”, drejtuesja e kësaj qendre rezidenciale për vajzat pa kujdes prindëror, Alma Zogu e konsideroi si mjaft të domosdoshme këtë mbështetje.Shtëpia “Rosalba” ndodhet në fshatin Gjadër të Lezhës dhe është ngritur 8 vite më parë si një nevojë për t’iu ardhur në ndihmë vajzave të mitura me probleme të ndryshme.