Mbrëmje me poezi dhe fotografi, interpretime nën vargjet e Klevisa Bardelit në oborrin e Bibliotekës “Marin Barleti”
“Mbramje poetike”, kështu u quajt aktiviteti i zhvilluar në oborrin e Bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër. Nën vargjet e artistes së re shkodrane Klevisa Bardeli, poezia dhe fotografia erdhën si “Krahë t’qendisun andrrash”. Interpretimeve artistike iu bashkuan edhe aktori i teatrit “Migjeni” Astrit Fani dhe poetja Arjola Zadrima duke i shtuar ngjyra kësaj mbrëmje. Klevisa me artin e saj dëshiron të përcjellë mesazhe motivuese.
Ajo vjen si fituese e çmimit të dytë në konkursin Tirana Photo Festival. Fotografia për të është një “oaz” ndjenjash të bukura.
Klevisa Bardeli ka përfunduar studimet e saj në degën Gjuhë-Letërsi në UNISHK. Ajo ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme letrare ku është vlerësuar me çmime të rëndësishme.