Mbrëmje poetike në “Marin Barleti”, poezitë e Ledia Dushit erdhën të interpretuara nën tingujt e muzikës
Poezi, shoqëruar nga tingujt e pianos, interpretime nga poetja dhe protagonistja e mbrëmjes Ledia Dushi, aktorët Merita Smaja dhe Astrit Fani, poetja Arjola Zadrima dhe përkthyesi Ervin Lani erdhën para të pranishmëve në Mbrëmjen Poetike të organizuar nga COD “Qendra për Hapje dhe Dialog” në Bibliotekën “Marin Barleti”.
“Poezia e Ledia Dushit është përherë e bukur dhe shpirtërore”, shprehen aktorët Merita Smaja dhe Astrit Fani.
Markelian Kapidani, muzikanti që shoqëroi këtë mbrëmje përshkruan ndjesinë pozitive të saj.
Poezitë e Ledia Dushit janë përkthyer në disa gjuhë si dhe janë botuar në disa prej revistave letrare ndërkombëtare.