“Mbretëresha e Borës”/ Të vegjlit mbushin Teatrin “Migjeni” për premierën e shfaqjes
Këtë të shtunë të vegjlit shijuan premierën e shfaqjes “Mbretëresha e Borës” në teatrin “Migjeni”.
Një ndërthurje mes aktorëve të teatrit dhe kukullave si personazhe të shfaqjes. “Mbretëresha e Borës” është shkruar nga Shegushe Bebeti por erdhi e përshtatur nga regjisorja Merita Smaja për të cilën shfaqja përmbushi më së miri misionin që kishte. Aktorët jo vetëm dhuruan spektakël por morën edhe shumë emocione. Shfaqje të tilla shërbejnë për edukimin e një spektatori të ri nesër. Jo vetëm nga Shkodra por prindërit dhe të vegjlit udhëtuan edhe nga Tirana për të shijuar shfaqjen. “Mbretëresha e Borës” do të vijojë të shfaqet në teatrin “Migjeni” pa ndërprerje për disa ditë me radhë në mënyrë që të gjithë ata fëmijë që kanë dëshirë ta shijojnë.