Mbretëria e Bashkuar: Prej vitesh kemi qenë nën sulme kibernitike nga Shërbimi i Sigurisë së Rusisë
Mbretëria e Bashkuar po akuzon Shërbimin e Sigurisë së Rusisë, FSB, për një fushatë të vazhdueshme hakerimi kibernetik, duke synuar politikanët dhe persona të tjerët në jetën publike.
Qeveria tha se një grup vodhi të dhëna përmes sulmeve kibernetike, të cilat më vonë u bënë publike, duke përfshirë materiale të lidhura me zgjedhjet e vitit 2019.
Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet se është e përfshirë në aktivitete të tilla. Sekretari i Jashtëm, David Cameron tha se veprimet e grupit ishin “plotësisht të papranueshme”.
“Megjithë përpjekjet e tyre të përsëritura, ata kanë dështuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me aleatët tanë për të ekspozuar veprimtarinë e fshehtë kibernetike ruse dhe për të kërkuar llogari nga Rusia për veprimet e saj,” tha ish-kryeministri.
Ministri i Jashtëm Leo Docherty, tha në Dhomën e Komunave të enjten se ambasadori i Rusisë është thirrur dhe dy persona janë sanksionuar. Njëri prej tyre është një oficer në shërbim të FSB-së.
Grupi akuzohet për kryerjen e qindra hakimeve të shënjestruara kundër politikanëve, nëpunësve civilë, gazetarëve, akademikëve dhe të tjerëve në jetën publike./ BBC