Mbreti britanik, Charles III diagnostikohet me kancer

Mbreti i Britanisë, Charles III është diagnostikuar me kancer. Lajmi është bërë me dije nga Buckingham Palace, ndërsa nuk sqarohet se çfarë lloj kanceri ka monarku 75-vjeçar.

“Madhëria e tij është trajtuar për zmadhimin beninje të prostatës. Pikërisht gjatë kësaj ndërhyrjeje u vu në dukje çështja e veçantë shqetësuese dhe më pas u diagnostikua si një formë kanceri. Kjo gjendje e dytë tani do të marrë trajtimin e duhur. Monarku është këshilluar nga mjekët që të ndalojë çdo detyrë publike. Mbreti është mirënjohës ndaj ekipit të tij mjekësor për ndërhyrjen e tyre të shpejtë, e cila u bë e mundur falë procedurës së tij të fundit në spital”, thuhet në deklaratë.

Mbreti udhëtoi nga Sandringham në Londër këtë mëngjes për të filluar trajtimin./ Skynews

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.