Mbreti Çarls III mbërrin në Francë/Fillon vizitën e parë shtetërore që nga ngjitja në fron

carls

carls

Mbreti Çarls i tretë i mbretërisë së bashkua ka nisur një vizitë treditore shtetërore në Francë. Kjo vizitë ishte parashikuar të zhvillohej fillimisht në muajin mars, por u shty për shkak të protestave masive kundër ndryshimeve në legjislacionin francez për pensioneve.  Në aeroportin Paris Orly, mbreti Çarls dhe mbretëresha Kamila u pritën nga kryeministrja Elizabeth Born.

Në nder të tyre u mbajt një ceremoni pranë harkut të triumfit, ku të pranishëm ishin edhe presidenti Emanuel Makron dhe bashkëshortja e tij Brigitte.  Dy krerët e familjes mbretërore britanike iu drejtuan më pas pallatit Elize.  Sipas zyrës së shtypit të presidencës franceze. Vizita tregon lidhjet e thella historike që bashkojnë dy vendet. 

Pak kohë më parë presidenti Makron postoi në mediat sociale një video me pamje të vizitave të mëparshme të Çarls në Francë. Dicitura e videos ishte Herën e fundit ishit në Francë si princ, dhe tani riktheheni si mbret.

Mirësevini lartësia juaj.  Ndërsa çifti mbretëror u shpreh se platformën X se mezi prisnin të shkonin në Paris dhe Bordo në vizitën e parë shtetërore si mbret dhe mbretëreshë. Për Francën u shprehën se ishte një vend për të cilin të dy kishin një dashuri dhe admirim të madh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.